Një një video të publikuar nga AP, në stacionin serb në Prishtinë, zbulohen dhomat e torturave që u kanë bë shqiptarëve, shkruan gazeta “Bota sot”.
Në këto pamje shihen mjetet më të cilat janë torturuar shqiptarët gjatë luftës në Kosovë.
Hetuesit ndërkombëtarë të krimeve të luftës në Prishtinë zbuluan një qendër torture serbe.
Qendra u zbulua nga trupat britanike, në ndërtesën pesëkatëshe prej betoni që ishte selia e policisë ushtarake serbe që po largohej nga Prishtina.
Aty u gjetën thika, shkopinj prej druri, shkopinj bejsbolli, sëpata, grushta prej bronzi dhe droga të ndryshme, që me sa duket përdoreshin për të qetësuar viktimat.
Brenda stacionit të policëve serbë në Prishtinë, britanikët njoftuan se kishin gjetur edhe rroba të femrave dhe fëmijëve të cilët ishin torturuar aty.( Nga N.Sh. BotaSot).