-Botimi më i ri i “Botimet Fishta” –
Kujtimet e piktorit Simon Rrota (1887-1961), të ruajtura me perkujdesje te adhurueshme prej familjareve,kuruar ne kete liber nga Pjeter Logoreci. Shënohen në to kujtime prej bashkëpunimit të perndritshmëm të piktorit të ri me mjeshtrin Kolë Idromeno e me poetin kombëtar At Gjergj Fishta, për skenografinë e shfaqjeve teatrore që poeti pergatiste ne teatrin e sapothemeluar prej tij në Kuvendin franceskan në Gjuhadol.Po përcillen në këto kujtime edhe ngjarje e ndodhi nga jeta e perditëshme qytetëse e kohës, nga pazari i madh ku dyndej përgjatë dites thuajse krejt qyteti e nga mbramjet në lagjet e qytetit e në qendren ku gëlonte mbasandej jeta e polisi-t, me dritëhijet e veta e me nuancat gjithnurësh…
” Po shkruej per vedi e Shkodren”- një libër që ia vlen.
Promovohet diten e merkurre,date 1 gusht,ora 19e 30 në hollin e Teatrit “Migjeni”.
Libri gjendet ne librarite e Shkodres:Franceskane, Universitare dhe Ora e Shkodres. Në Tiranë, Adrion dhe Dita . Se shpejti edhe në Korcë e Vlorë.