Kur fisnikja Musine Kokalari mbronte nacionalistin Muharrem Bajraktari

Në qershor të 1946-s, në kinema Nacional (Tiranë), organizohej gjyqi-farsë kundër 37 kundërshtarëve të regjimit represiv që po vendosej në Shqipëri.
Ndërmjet të akuzuarve ndodhej edhe Musine Kokalari, e cila, veç të tjerave akuzohej edhe për bashkëpunim me t’arratisur, si për shembull, me nacionalistin e njohur Muharrem Bajraktari:

– Pse, nuk është kriminel lufte Bajraktari?
– Jo, – thotë e akuzuara.

Populli thërret: Tradhëtare, kriminele! Ti je ortake me të.

(Gazeta Bashkimi, 27 qershor 1946, f. 2)

(Në foto – M. Kokalari në sallën e gjyqit, qershor 1946)/

/Publikim i historianit e shkrimtarit Petrit Palushi – Kukës/