Rreziku nga Serbia: Kosova më shumë shpenzon për veteranët e luftës sesa në ushtri

Profesori Armend Muja, ka theksuar se Kosova më shumë shpenzon para në veteranët e luftës sesa për ushtrinë.

Ai shkruan se, ushtria përdorët për mbrojtje por edhe si mjet në politikën e jashtme.

Muja thotë se, Ballkani Përendimor dominohet nga militarizimi nga Serbia dhe Kroacia.

Sipas tij, Serbia paraqet rrezik në këtë rast.

“Ushtria – perdoret si per mbrojtje por edhe si mjet ne politiken e jashtme. Keto dite kam vrojtuar nje seri te deklaratave pompoze nga romancier te luftes. Ne bote vlen maksima ‘zerin e vogel e shkopin e madh’. Ballkani Perendimor dominohet nga nje shkalle e larte e militarizimit nga Serbia dhe Kroacia. Keto dy vende se bashku perbejne 70 % te shpenzimeve, personelit dhe mjeteve ushtarake ne Ballkan.

Shqiperia dhe Kosova jane ne fund te tabeles per nga shkalla e shpenzimeve, personelit dhe shkalles se pergjithshme te militarizimit. Kosova eshte e vetmja qe me shume shpenzon ne veterane lufte sesa ne ushtri (kushtimisht). Eshte e rendesishme qe Ballkani Perendimor te mbahet i demilitarizuar. Sidoqofte, keta numra jane frikesues. Me keta numra dhe nivel te shpenzmeve dhe despotizmin e Vucic, Serbia paraqet rrezik”, shkruan Muja në facebook.
(Në foto: Forcat e Sigurisë së Kosovës)