— Kushtuar legjendës kosovare, Adem Demaçit –
Teksti: Zeqir Lushaj
Këndon: Grupi folklorik Hajvalia.
Djem t’Kosovës, — Lavdi paçi!
Balli i juej, Adem Demaçi.
Qysh i ri 20 vjecarë,
I duel zani si shkrimtar.
Djal i ri me urti t’plakut,
Shkroi romanin “gjarprinjt e gjakut”.
Pse shkrimtari e tha t’vërtetën,
N’burgjet serbe e kaloj jetën.
N’burgje t’errta, 30-vjet,
Pa dritë të syve Baca mbet!
Tuj lyp t’drejta e barazi,
Jeta e trimit kaloi n’qeli,
Thrret Kosova, -Adem, he burrë!
Emni Yt, asht ba flamur!
Jeta Jote i tregoi Botës.
Ka MANDELE, në mes t’Europës!
Mbushe Kosova krenari,
I ka Demaçat shpi për shpi,
Kurrë s’ka morte Dardania,
Do t’fitojë demokracia,
Ka me ardhë dita e mbarë,
Për bashkimin gjith-kombëtar !
Tiranë, 1988
(Nga libri i Zeqir Lushajt: “Fjala mbi tel… “, faqe 31)