Nga Andi Mustafaj
Kritikojmë me të vërtetë shumë dhe shpesh dhe besoj se është diçka themelore për të zhvilluar një shoqëri, por duhet gjithashtu të marrim kohën të vlerësojmë figurat dhe shembujt pozitiv për t’u ndjekur.
Kalimi i Vetingut nga Xhezair Zaganjori nuk është një surprizë për mua. Jam rritur në një lagje ku shtëpia ime është përballë të tijës. Kam pasur mundësinë të shoh një burrë të urtë në kuptimin fisnik të termit, të ditur, të drejtë. Mbasi mbarova studimet për juridik dëgjova për profesionistin dhe profesorin e mirënjohur.
Një njeri të mirë në një shoqëri të trazuar. Ka shembuj në Shqipëri, thjesht duhet të hapim sytë dhe të shohim rreth e rrotull – shkruan statusin e tij nw facebook, Andi Mustafaj, njѱ nga dy djemtë e diplomatit, poetit, politikanit Besnik Mustafaj.