Demokratët e vërtetetë

Nga Rexhep Shahu

Demokratë janë vetem ata që kanë marrë pushtet prej Partisë Demokratike, pak apo shumë, të madh apo të vogël, kanë marrë pushtet prej PD, janë graduar prej PD, janë veshë e mbathë me pushtet prej PD, kanë ushtruar detyra e funksione të larta shtetërore, të mesme e të ulta, por kanë ushtruar funksione shtetërore me bekimin e PD, të caktuar apo të emëruar prej PD, jo për meritat përsonale apo prej madhështisë si autoritete morale, dhe kanë shkërdhye besimin e dhëne, kanë shkërdhye shpresa e ëndrra demokratësh të thjeshtë të cilët nuk kanë përfituar asgjë si individë nga pushteti përveçse çfarë kanë përfituar gjithë shqiptarët nga ndryshimet demokratike.
Këta demokratë aty kanë qenë, të mirë kanë qenë, përfektë kanë qenë, por pushtet u ka dhëne PD, në pushtet i ka emëruar e caktuar PD, dhëndurë me pushtet i ka bërë PD, dhe ata janë bërë emra që njihen sot falë pushetit që u ka dhënë PD se ndryshe edhe nënat e tyre do t’ua harronin emrat, edhe pse ndonjëri punonte në Aparat…, gratë po e po dhe do t’i shpërfillnin më keq, ndërsa dashnore nuk do të kishin mundësi të kishin, ishin të refuzuar mavritë, dhe zunë dashnore falë posteve që kanë mbajtë.
Një pjesë e tyre kanë tallë bolet e piçkat me pushtetin, janë pasuruar rëndshëm duke abuzuar me pushtetin që u ka dhënë PD, u ka shkuar a rrjedhë yndyra nëpër mjekër duke futur thonjtë në pushtetin që u ka dhënë PD.
Një pjesë e tyre, që u vetëbindën se i kanë pjellë mamkat për të qenë pushtetarë, vodhën pa dert, abuzuan pa dert, u bënë brejtësa dhe nuk u mjaftuan veç me pare, villa, makina luksoze, dy e tre e katër shtëpia në Tiranë, villa në periferi, por u bënë edhe me dashnore për vete e për shoferët e tyre, sepse askush kurrë nuk u tha, ku i merrni lekët që blini shtëpia, troje, që luani kaq rëndë me lekun, ku i merrni lekët…
Demokratë janë vetem këta që kanë ushtruar pushtet, që kanë shkërdhyer pushtet, që kanë përbuzë njerëz, që kanë emëruar njerëz kë kanë dashtë, që kanë caktuar drejtora, kanë marrë në punë kë kanë dashtë jo nga meritat por njohjet ose rryshfetet, kanë ndërhyrë se kanë patur pushtet dhe kanë caktuar kryetarë komunash, bashkish, natyrisht duke ndërhyrë në emër të postit, të autoritetet të postit, por në fakt në emër të lekut e rryshfetit.
Demokratë të vertetë janë ata që mashtronin më shumë Berishën se Berisha ata që besonte i besonte verbërisht, se edhe Berisha është i mashtrueshëm, është njeri, ecën me këmbë në tokë.
Demokratë të vertetë janë ata që nuk u nginë kurrë me pushtet, që u bënë të pasur por nuk u bënë dot përsonalitete, siç thotë një miku im i çmuar, që vajtojnë pushtetin e ikur, të munguar, që nuk tolerojnë dot të mos jenë elitë fallco e emëruar e vendit, të mos jenë gardianë të pushtetit të tyre përsonal, të mos kenë pushtet kudo në jetën shoqërore.
Demokratë të vertetë janë ata që kishin moto pune e jete atë që, po punove 4 vjet në një funksion të lartë, duhet të fitosh lekë që të mos kesh nevojë për lekë 4 vite në opozitë, po punove 8 vjet, nuk duhet të kesh nevojë për lekë për 8 vjet në opozitë.
Demokratë të vertetë janë ata që kanë fituar lekë nga pushteti që u ka dhënë PD dhe kishin mundësi tu blinin fëmijëve të tyre makina deri në 80 mijë euro. Nuk e besoni… navigoni pak, në mesin tuaj, shiheni njëri – tjetrin në sy.
Demokratë të vërtetë janë ata zyrtarë që u dha pushtet PD dhe ata siguronin lekë të shkollonin fëmijët e tyre në Amerikë.
Demokratët më të vërtetë janë ministritat më aftgjatë të PD, zyrtarët më aftgjatë të PD, “notarët” që kanë ditë të notojnë si nëndetëse edhe deri te Shtëpia e gjetheve që ruan gjithë pëshpëritjet dhe terrorizon e dikton çfare don ajo shtëpi gjethesh të verdha vjeshte dhe dimëron sa herë do Partinë Demokratike që nuk e bëri dot siç deshi, celulë të saj…
Demokratë të vertetë nuk janë ata që i dinë pseudonimet reale të spiunëve e bashkëpunëtorëve që janë hedhë edhe aktualisht kundër PD, dhe nuk i thonë e që duhet t’i thonë që PD të mos mbetet e artiluar gjithmonë nga ishsigurimi i shtetit.
Demokratët më të vërtetë janë ata që vajtojnë për postet që kanë patur më keq se sa duhet të vajtojnë për rininë e dashurinë që s’e kishin, që mallkojnë atë që i hoqi nga postet, që nuk mallkojnë PS që ka fituar zgjedhjet që në 2013 me ndihmën e tyre që atëherë se e neveritën miletin me abuzimet që bënë, por mallkojnë Berishën e Bashën që i la pa pushtet. Kundër Berishës u bjen për thonjsh nga dhëmbët, nuk ua mban të llomotisin, e kundër Bashës derdhin gjithë shigjetat e deshpërimit.
Demokratë të vertetë janë ata që në fushatën e fundit elektorale të 2017 nuk ndihmuan PD për inat të Bashës, nuk ndihmuan edhe duke heshtur, edhe duke punuar kundër, duke folur kundër hapur e fshehtë, duke folur gjatë lojës, duke u bërë palë me Ramën, si ushtarë që ai i përbuzte sepse gjithkush i përbuzë tradhëtarët.
Demokratë të vërtetë janë ata që bëjnë vezë me dy e tre të kuqe, që bëjnë vezë dy e tre herë në ditë, që erdhën me duar në xhepa në oborr e seli të PD e sot varin në qafë zingjirët e trashë të floririt të vjedhur dhe rropaten duke gjetë njerëz që punojnë te zyrat e regjistrimit të pasurisë që ti mësojnë si të fshehin pasurinë e vjedhur që ua sheh mileti e s’ua sheh shteti.
Demokratët e vërtetë nuk garojnë për kryetarë PD por luftojnë me prishë garën, lojën, që nuk njohin garë tjetër po nuk qenë vetë, që nuk njohin luftë tjetër po nuk fituan vetë, që besojnë se nuk ka zgjedhje politike në Shqipëri kurrë nëse ata nuk janë depuetë e zyrtarë të lartë, nuk kanë kurajo të përballen me demokratët e vendit, me ato demokratët e pavërtetë që nuk kanë përfituar kurrë asgjë me votën e tyre duke ua dhënë gjithmonë demokratëve të vërtetë që nuk jetojnë dot si të thjeshtë po nuk qenë deputetë, ministra e lesh me qime.
Demokratët e vërtetë nuk votojnë e nuk duhet të votojnë as për Bashën as për Selamin, rivalin e Bashës. Demokratët e vërtetë duan partinë e tyre që i bën ministra, zëvendës ministra, drejtora të mëdhej që firmosin tendera, liçenca, partiakë të lartë, të mëdhej e jo anonimë si këto që ka bërë Basha.
Demokratët e vërtetë kanë një deshpërim të përligjur e zemërim ndaj Bashës. Ato alamet figurash e përsonalitetesh pa formë, ngjyrë e shije dhe që u vjen aromë kartmonedhe të ndyrë, Basha ka guxuar e i ka zevëndësuar me lloj lloj anonimi përfekt.
Demokratët e vërtetë Basha duhej ti kishte zevëndësuar me demokratë më pak të vërtetë. Kështu.
Unë nuk jam demokrat i vërtetë.