Nga Ylli DYLGJERI
Duke ndjekur sot pamjet që media trasmetonte lidhur me një grup deputetësh të Kuvendit të Shipërisë që kërkonin të vizitonin ambjentet e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u trondita nga qëndrimi i policit me Nr. 6772…(nuk e fiksova Nr. nga emocionet).
Ky polic, sigurisht jo me kokën e Tij, por me Urdhër nga polici me Nr. 1, i cili po me Urdhër nga civili Nr.1 nuk lejuan për shumë minuta të hynin deputetët e zgjedhur nga populli në ambjentet e kësaj Drejtorie. U krijua tension. Këtu nuk do të vazhdoj të moralizoj, mjafton të lexojmë Rregulloren, Urdhërin apo Ligjin. Këto janë të shkruara në Institucion. Ato duhen zbatuar.
Duke ndjekur pamjet mu kujtua një ngjarje e lexuar, lidhur me ardhjes në pushtet të Nacionasocialistëve, në gjermaninë e viteve 1933…
Rënia e Republikës së Vajmarit
….Republika e Vajmarit po tronditej. Kancelari nuk po mund të drejtonte vëndin në krizë. Me gjithë përpjekjet kjo Republikë ishte e rrethuar me problemet financiare. Shumë protesta e revolta u shtypën nga qeveria. Në falangat populiste u grupuan të gjitha pakënaqësitë që demostronin rrugëve dhunë dhe pakënaqësi. Në këtë çast del në skenë aktori që tronditi botën Adolf Hitler bashkë me partinë e Tij naziste…
Puçi i “Tavernës Birrës”
Një nga demostrimet e dhunshme të grupimeve naziste, që ka mbetur në histori me emrin “Puçi i Tavernës së Birrës” është edhe episodi i treguar më poshtë.
Hitleri në mes të mbi 200 burrave, ku prej tyre ishin edhe gjeneralë të pakënaqur të ushtrisë, pasi pinë në një Tavernë të Myhniut, iu vërsulën Ministrisë së Mbrojtjes. Forcat qeveritare të rendit ishin futur brënda në Ministri. Kur u dha sinjali për sulm nga demostruesit, u vërsulën drejt hyrjes qëndrore. Por për çudi, dyert u hapën! U hapën dyert e Ministrisë së Mbrojtjes!
Kjo nuk ishte lajthitje. Kjo nuk ishte frikë. Urdhëri i komanduesve te shtetit ishte:
Të hapen dyert vetëm për gjeneralët që prijnë turmën. Me argumentin se ato janë pasuri kombëtare. Janë vlera që kanë dalë nga populli gjerman, nga shkollat, dhe luftërat e këtij vëndi. Pasi hynë gjeneralët në Ministri, u mbyllën dyert dhe u dha Urdhëri tjetër: Zjarr!
Në këtë demostratë të paligjshme për kohën mbeti i plagosur edhe vetë Hitleri…
Komentet për këtë histori janë të tepërta.
Në Dr. Policisë së Tiranës nuk kishte puç!
Kërkohej vetëm një vizitë për te të ndaluarit.
Deputetët shqiptarë duhet të hynin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pa asnjë hezitim dhe tension. Kujtojmë vetëm vizitat e deputetit Spartak Braho te Serveri i Tatimeve dhe në Burgun e Tiranës kohë më parë.
Gjithshka çfarë u pa në kamera ishte e shëmtuar…