KATËR B DHE NJË A

Nga Adem GASHI – Kosovë

ligjëronit ju katër B-të
B(uzuku), B(udi), B(ardhi) e B(ogdani)
në gjuhë të huaj e arbërisht

tingulli e fjala juaj
matanë gardhit
ndizte vravashkën pafundësisht

u deshën shekuj e shekuj tragjikë
tjerrje e thurje filli mençurie
të trikos së vetmisë
të vinit tek pinjolli A(dem) në shqipërim

“tuo na kujtuom”
se mos qenia “xu m’u shprish”

dhembja
po ajo e kryehershmja dhimbtë