Serbia rëndë po e përjeton kualifikimin e Kroacisë në finalen e botërorit, kurse “dhimbjen” e tyre si duket edhe më tepër e ka shtuar përqafimi I presidentes kroate me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, transmeton Gazeta Lajm.
“FOTOGRAFIA E DITËS: Si dhe pse përfundoi Kolinda në përqafimin e Edi Ramës dhe kujt i dedikohet porosia e tij në përshkrimin e fotografisë” është titulli i gazetës Blic nga Beogradi.