Valbona, sot!

Nga Abdulla DIKU – Ambientalist

Lumi që dikur ishte krenaria e çdo shqiptari, sot përdhunohet kështu për të pasuruar shtetarë e konçensionarë.
Nuk ka rëndësi se që nga data 6 Qershor 2018 ka një vendim gjykate që i ndalon punimet në Valbonë.
Kemi struktura e superstruktura që duhet të kujdesen për natyrën dhe mjedisin, por ata nuk merren dot me të “fortët” që dhunojnë ligje dhe vendime gjykate edhe në mes të ditës. Strukturat ligjzbatuese merren me popullin e thjeshtë, ndërsa oligarkët dhe zhvatësit e pronës publike nuk preken. Për to nuk ka gjykatë që i detyron të ndalojë paligjshmërinë.
Rëndësi ka pasurimi përmes paligjshmërisë. Sepse paligjshmëria sjell fonde për partitë dhe “politikanët-oligarkë”. Tashmë dihet që partia të pasuron duke u pasuruar dhe vetë prej teje, përmes zhvatjes së pronës publike.
Nuk ka problem nëse ndotet lumi, derdhet beton, shkatërrohet natyra, shkatërrohet jeta e një komuniteti të tërë, shkatërrohet emblema e turizmit natyror në të gjitha trojet shqiptare.
Po zbatohen “standartet më të larta mjedisore”, kuptohet me propagandë, se realitetin e tregojnë fotot.
Stafi i (de)gjeneratës së dytë po kujdeset që ta shëmtojë sa më shumë të mundet Valbonën, sepse sa më shumë ta shëmtojë, aq më i madh është përfitimi, dhe….më të ngrohta shpatullat.
Mirësevini në Valbonën e bastarduar!
Meritë e babëzisë së pakufishme të politikanëve oligarkë dhe oligarkëve në shërbim të politikanëve!
Edhe gazetarët e TCH kishin ngrënë pak dajak sot, por as kjo nuk quhet sepse ishte dajak me standarte. Kush i ndalon oligarkët?????!!!!
Ja vlen të jetosh më këtu?!
Jo, or tungjatjeta !

Fotografia e Diku Abdulla