Nga Namik Selmani
Mund të mos jesh luan
i lindur nga luanesha.
Po me forcën e shpirit
Merr kurorë fitimtari.
Mund të mos kesh
Portofolë të rëndë në xhepa.
Dhe dhëmbështrënguar
Mund të ngrihesh si feniksi nga zjarri.
Mund të mos kesh salltanete
në vatrën ku ke lindur e rritur.
Po me forcën e zemrës së rilindur
gjithë majat i prek.
E mbjell tek njerëzit
Lotin e gazit të shumëpritur.
Derdhur në fushë e tribunë
A ulur diku, në një breg.
Dhe futbolli paska poezinë
Më të bukur që lexon në jetë
Dhe pse s’të vënë në duar
Një libër që ka një kopertinë
Me njerëz syngulitur
Në gjoks një zemër buçet.
Të vjen pranë
Një dallgë mbresash pa mbarim.
Dhe t’ia thuash gëzimin
Qiellit, fushës, oqeanit.
Të zgjohet krenaria
Në atë fushë ku këndon fija e barit.
Dhe t’ia thuash natës së pagjumë
Këngës së festës.
Të bëhet zemra buqetë
që sfidon blerimin e pranverës
Dhe merr atëherë kujtesa
Misionin më të bukur të jetës.
Dhe në një fushë futbolli
Ti merr lumturinë me vete.
Shpërthen fitorja e madhe
Mes bulës së djersës
Me trokitjen e ëmbël
pret të tjera fitore beteje
E Zagrebi i bukur
më bëhet si shesh i madh loje.
Buzë Savës jastëkun
Topi ndahet me një jastëk shtrati.
Qënka e ëmbël dhe e bukur
Kjo fitore madhështore
E matet me zemrat e ndezura
mes dritash fishekzjarri
12 korrik 2018