Bargjana

Nga Nikollë LOKA

U nisën dy kuaj me trok,
do të takoheshin në Bargjanë,
buzë lumit s’u ndal Lekë Dukagjini,
me një hap kapërceu matanë.

Kapērceu mal mbi mal Lekë Dukagjini,
mbi një shkëmb pushoi në Kastriot,
në tokën e huaj po linte gjurmën,
e këmbëve të mbështjella me dhe,
se do të bënte bé,
këmbët i kam mbi dheun ku kam lé!

Kur në Bargjanë u shfaq Skënderbeu,
Leka e priti me bé,
nuk jam në tokën tuaj,
nuk jam në tokë të huaj,
për qiell e për dhé,
këmbët i kam mbi dheun ku kam lé!

Barrëgjanë kishte kapërcyer lumin Lekë Dukagjini,
shkëmbit ku u ul i mbeti Kepi Lekë,
me një bé të rrejshme ia la vetit,
me dheun në këpucë
e këpucët në tokën e tjetrit.

(Piktura nga Pjetër Marku)