Shoqata e Konvertuesve të Plastikës të Shqipërisë APKA ka dhënë informacion lidhur me ndryshimet e fundit të bëra në ligjin për ambalazhet plastike, i cili parashikon ndalimin e përdorimit të qeseve plastike dhe lejimin vetëm të qeseve me karakteristika të caktuara teknike, në funksion të ruajtjes së mjedisit. Shoqata thotë se i mbështet përpjekjet e qeverisë për zbatimin e këtyre ndryshimeve në funksion të ruajtjes së mjedisit dh enxitjes së ripërdorimit dhe riciklimit në vend.
Nisur nga këto ndryshime, informon Shoqata, në Republikën e Shqipërisë do të lejohen të Importohen – Prodhohen – Tregtohen – Përdoren vetem qese plastike mbajtëse me këto karakteristika teknike :
- Trashësia për anë e qeseve plastike mbajtese nuk duhet të jetë më e vogël se 35 micron
- Duhet të ketë në permbajtje aditiv biodegradues që të mundësojë vetëdegradimin e qeses në natyrë në jo me pak se 36 muaj
- Duhet të ketë të stampuar në një pozicion të dukshëm sistemin e shenjimit për të realizuar gjurmueshmerinë e produktit dhe konkretisht :
- Prodhuesin (Importuesin)
- Shenjën e riciklimit
- Shenjën e ripërdorimit
- Llojin e lëndës së parë të përdorur
- Aditivin Biodegradues që përmban
- Datën e prodhimit (date,muaj,vit)
- Shenjën identifikuese që tregon se qesja është e riciklueshme dhe duhet depozituar e mbledhur e ndare nga mbetjet organike
- Shenjën për përdorim ne kontakt drejtpërdejt me produkte ushqimore nëse ajo është prodhuar per këtë qellim
- Për këto ndryshime bëjnë përjashtim qeset plastike të përdorura për qëllime higjeno-sanitare (si qese e thasë për mbajtjen dhe transportimin e mbeturinave)