Pothuajse 130 krerë shtetesh dhe qeverish mblidhen në Nju-Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, siguria ushqimore, zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe vështirësitë financiare të OKB-së pritet të jenë ndër temat kryesore.
Takimet zhvillohen në një kohë kur rendi ndërkombëtar përballet me përçarje të thella dhe diplomacia shumëpalëshe po vihet gjithnjë e më shumë në provë.
Përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, Izraelit, Iranit dhe Palestinës pritet të paraqesin qëndrimet e tyre gjatë punimeve.

















