Qipro po përgatitet sërish për aplikim për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s pas sulmit me dron që ndodhi këtë javë.
Presidenti Nikos Christodoulides deklaroi në një intervistë për televizionin grek se “nëse do të ishte e mundur, ne do ta dorëzonim aplikimin që nesër”. “Vendi tashmë po bën përgatitje për një hap të tillë{, theksoi ai .
Sipas tij, po punohet në nivele ushtarake, operative dhe administrative në mënyrë që Qipro të jetë gati të veprojë “sap o të lejojnë kushtet politike”.
Christodoulides pranoi se aktualisht një aplikim nuk është i mundur për shkak të qëndrimit të Turqisë, anëtare e NATO-s , e cila kundërshton anëtarësimin e Qipros. Vendimet për pranimin e anëtarëve të rinj në aleancë merren me unanimitet.
Ishulli është i ndarë që nga pushtimi turk i vitit 1974. Ankaraja nuk e njeh Republikën e Qipros dhe refuzon të diskutojë çështjen e anëtarësimit në NATO.
Debati aktual për një aplikim të mundshëm u ndez pas një sulmi me dron ndaj një baze ushtarake britanike pranë qytetit të Limassolit. Sipas qeverisë britanike, u raportua dëmtim i lehtë , por incidenti ngriti shqetësime për rrezikun e përhapjes së konfliktit në rajon.
Mediat qipriote raportuan, duke cituar burime të sigurisë, se dronët mund të jenë lëshuar nga territori i Libanit.

















