antone Color Institute ka zgjedhur ngjyrën e vitit 2026, një nuancë e së bardhës të quajtur “Cloud Dancer.”

Instituti e përshkruan si “e bardhë valëzuese, e ekuilibruar, e mbushur me një ndjesi kthjelltësie.”

Cloud Dancer përfaqëson “ndikimin qetësues në një shoqëri frenetike, rizbulimin e vlerës së konsiderimit të matur dhe reflektimit të heshtur”, tha drejtoresha ekzekutive, Leatrice Eiseman.

Ngjyra lidhet me “fillimet e reja” dhe “simbolizon dëshirën tonë për një fillim të ri”, u shpreh ajo.

Pikërisht kjo nuancë me “baraspeshën e nëntoneve të ftohta dhe të ngrohta”, u zgjodh me kujdes.

Përzgjedhja e një ngjyre nga Pantone kalon në shqyrtimin e referencave kulturore, politike dhe stilistike që më pas përshkallëzojnë te një familje ngjyrash për të gjetur nuancën e duhur, duke i kushtuar vëmendje edhe emrit.

Është hera e parë që e bardha zgjidhet si ngjyra e vitit që nga krijimi i Pantone në vitin 1999. Për vitin 2025, ngjyra e vitit ishte “Mocha Mousse”, kurse për 2024 “Peach Fuzz.”