Sot nisi viti i ri akademik 2024-2025, por universitet publike janë duke vuajtur rënien e numrit të studentëve dhe braktisjen degët të rëndësishme për sektorin e arsimit, raporton “Monitor.al”.
Nga raundi i parë i regjistrimeve kishte interes shumë të ulët shkencave humane dhe një prirje më e lartë drejt degëve të inxhinierisë dhe programeve të shëndetit.
Të dhënat zyrtare tregojnë tregojnë se Universitetin e Tiranë në degën e Fizikës në raundin e parë janë regjistruar vetëm 5 studentë dhe në atë të kimisë vetëm 8 të tillë. Ndërsa në Matematikë 23 studentë.
Në degën Gjuhë-Letërsi më shumë se gjysma e kuotave mbeten të lira në raundin e parë. Nga 120 kuota që ofroi në ketë degë Universiteti i Tiranës mbetën në lira 65. Në Histori kuotat fillestarë ishin 80, ndërsa në raundin e parë mbetën të lira 68 kuota, çka do të thotë se vetëm 12 studentë kanë zgjedhur të studiojnë Histori.
Gjithashtu në Gjeografi nga 152 kuota fillestare në raundin e parë mbeten të lira 113 kuota. Në Gazetari dhe Komunikim më shumë se gjysma 80 kuotave fillestare mbeten të lira.
Gjithashtu gjuhët e huaja kishin një interes shumë të ulët dhe gjithashtu [programet Filozofisë, Punës Sociale, Psikologjisë ku gati gjysma e kuotave mbeten të lira.
Në përgjithësi për degët e Inxhinierisë kishte një interes më të lartë në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Në inxhinierinë informatike mbeti vetëm një kuotë e lirë nga raundi fillestar i regjistrimeve nga 150 kuota në dispozicion. Edhe në degët e inxhinierisë mbeten shumë kuota të paplotësuara, por ishin në nivele më të ulëta se në Universitetin e Tiranës.
Në universitetin e Mjekësisë kishte interes më të lartë. Në degë Mjekësisë së Përgjithshme nuk mbeti asnjë kuotë e lirë në raundin fillestar të regjistrimeve nga 436 kuota fillestare. Gjithashtu në degët e farmacisë, stomatologjisë dhe infermierisë nuk mbeti asnjë kuotë e lirë.
Por në infermierinë e përgjithshme, mami, teknike laboratori, fizioterapi, imazheri mbeten kuota të paplotësuara në raundin e parë.
Këtë vit ju nënshtruan provimit të maturës rreth 26 mijë maturantë. Por duke qenë se i drejtohen universitetit rreth 80%, jo më shumë se 20 mijë studentë do të nisin vitin akademik 2024-2025.