Hudhra e grirë
![]()
E vërteta është se hudhra e grirë shijon shumë ndryshe nga ajo e freskëta. Ndaj sipas “Health” tentoni të përdorni vetëm hudhrën e freskët, pasi tek hudhra e grirë përdoret një përbërës që quhet alicin, që ndikon në aromën e saj dhe nuk është aspak i shëndetshëm.
Lëngjet
![]()
Mos blini lëngje frutash që përmbajnë limon, limë dhe portokalle. Këto lëngje, pas tri ditësh ndryshojnë jo vetëm ngjyrë por edhe shijen. Ndaj mos përtoni dhe përgatiteni në shtëpi.
Granola
![]()
Ndryshe nga kosi, granola është një produkt që duhet përgatitur vetë dhe që zgjat një ose dy javë. Ka shumë granola në supermarket, por më e mira është ta përgatisni vetë.
Sallatë jeshile e copëtuar
![]()
Çdo herë që blejmë sallatë të gatshme në supermarket, pendohemi menjëherë. Nëse mendoni se po ushqeheni shëndetshëm, harrojeni nëse nuk e blini sallatën të freskët dhe ta përgatisni vetë në shtëpi.
Salcat për sallatën
![]()
Ok, e dimë që ka salca fantastike për sallatën në supermarket. Por seriozisht, tentoni ta përgatisni në shtëpisë pasi do të surprizoheni me rezultatin.
Pure patatesh
![]()
Kjo përgatitet sa hap e mbyll sytë dhe “Health” nuk e remontaton aspak ta blini në supermarket.

















