ITALI– Situatë alarmante nga moti i keq në Itali. Ndërkohë që Siçilia është përfshirë nga temperatura “përvëluese” dhe po “digjet” nga zjarret, Milano nga ana tjetër është përfshirë nga mot i keq, me rrebeshi shiu, breshëri dhe ere që ka dëmtuar banesa, biznese madje dhe një avion, i cili u detyrua të bëjë ulje emergjence pasi breshëri dëmtoi pjesën e përparme të tij. Ndërkohë një 16-vjeçare ndërroi jetë në Milano pasi një stuhi ere rrëzoi një pemë. Një tjetër pemë e shkulur nga stuhia e fortë për pak sa nuk i mori jetën edhe një familjeje.
Stuhia, e shoqëruar me shkarkime të vazhdueshme rrufesh dhe rrëshqitje të papritura ere, të ngjashme me shpërthime, preku gjithashtu një pjesë të madhe të Brianza-s dhe zonën veriore të Lombardisë dhe arriti kulmin e saj rreth orës 4 të mëngjesit. Parashikimet tregojnë mundësi për reshje të reja.
Stuhia e pazakontë goditi kryeqytetin italian teksa po zbardhej, rreth orës 04:00. Për shkak të stuhisë, zjarrfikësja e Milanos ka marrë me qindra telefonata për çati dëmtuara, përmbytje si dhe mjaft pemë të rëna duke dëmtuar edhe mjetet e banorëve të zonës. P
ër shkak të stuhive që italianët e kanë përshkruar në rrjete sociale si ‘apokalips’, ATM-të, autobusët dhe tramvaji janë përkohësisht jashtë funksioni. Përpos se në Monza, linjat hekurudhore janë kufizuar edhe në zona të tjera./Limit.al