EMRI+FOTO/ Aksident TRAGJIK në SHBA, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

SHBAVajza që shihni në foto është 14-vjeçarja me origjinë shqiptare Adrijana Mina, e cila humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar premten mëngjes Waterbury. E mitura  ishte një prej katër adoleshentëve ndodheshin një Hyundai Sonata vjedhur kur u përplas me një Ford Escape. 14-vjeçarja shqiptare për shkak të përplasjes së fortë ka dalë jashtë makine dhe ka përfunduar për disa metra në rrugë. Sipas Policisë dyshohet se shkak për aksidentit të jetë bërë një kalim i gabuar me të kuqe nga adoleshentët  

Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe u lirua nga spitali të premten. Shoferi i Fordit ka dalë po ashtu nga spitali. Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në Waterbury. Mina la pas babain e saj, Gabiel A. Mina dhe nënën Albulena Rizvani./Limit.al