Siç s’e keni parë kurrë, Joe Biden relaksohet në një plazh publik! Shërbimet sekrete ‘blindojnë’ zonën

SHBA– Presidenti i SHBA, Joe Biden është parë të shtunën të relaksohej në plazh pranë shtëpisë së tij në Delaware, duke shijuar diellin me gruan Jill dhe mbesën e tij 22-vjeçare Finnegan. Kjo tërhoqi vëmendjen e plazhistëve, të cilët për një moment u habiten kur panë Biden. Por qëndrimi i tij në plazh u shoqërua me masa të rrepta sigurie. Shërbimet sekrete nuk ia ndanë për asnjë moment ndërsa sytë e tyre vigjilentë nuk iu shqipten Biden-it dhe qytetarëve të tjerë.

 

Presidenti amerikan Joe Biden është në një turne diplomatik në Evropë nga data 9 deri më 13 korrik, duke vizituar Britaninë, samitin e NATO-s në Lituani dhe më pas Finlandën. Turneu i udhëheqësit amerikan në tre vende synon “të demonstrojë lidershipin e presidentit në skenën botërore”, në një kohë kritike të luftës në Ukrainë. Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se udhëtimi “do të demonstronte lidershipin e presidentit në skenën botërore”.

    

Biden do të takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër për të “forcuar lidhjet e ngushta” që bashkojnë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, tha zëdhënësja e tij Karin Jean-Pierre. Më pas Biden do të udhëtojë në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 11 dhe 12 korrik, tha zëdhënësja e tij, sipas njoftimit për shtyp. Për ndalesën e fundit të udhëtimit të tij, në Helsinki, Joe Biden do të shkojë në një samit midis liderëve amerikanë dhe homologëve të tyre nordikë më 13 korrik./Limit.al