Tensionet në veri/ Escobar: Hapi i parë për zgjedhjet, largimi i njerëzve nga rruga

KOSOVËI dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Në një intervistë për Televizionin e Kroacisë (HRT) Escobar tha se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur tre hapa thjeshtë për deeskalimin Veri. Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetarët e bashkive nuk duhet zgjidhen për tërhequr vëmendjen“. 

Gabriel Escobar: Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palë. Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin e BE-së për qetësimin e konfliktit mund të ketë një krizë edhe më të madhe. Në Ohër bëhej fjalë për një marrëveshje normalizimi për të krijuar kushte paqësore mes dy fqinjëve armiqësorë sipas rregullave evropiane. Jo vetëm që normalizuan marrëdhëniet e tyre, por u harmonizuan edhe me BE-në. Duhet t’i rikthehemi asaj.

Ndër të tjera diplomati amerikan ka theksuar se marrëveshja krijon kushtet e duhura për thellimin e integrimit evropian.

Gabriel Escobar: Ndërkohë u zhvilluan një sërë veprimesh destabilizuese. Kjo na shpërqendroi nga implementimi i asaj marrëveshjeje. Ne duhet t’i kthehemi asaj./Limit.al