Shkëlzeni e Kollata u përkulën mbi luginë
Nga dhimbja e madhe për Hysen Kadrinë…
Valbona e kaltër u shkreh e dallgdisun në lotë
Se një lajm kaq të randë nuk e mbante dot…
Toka e vendlindjes u mblodh sa një grusht
E deri larg në Uashington i zgjati duert,
Se nga Kalaja e Shoshanit çoi një grusht me Dhè
Mbi varrin e kësaj legjende të vjetër e të re…
U themeledridh’ në Pejë kulla e Haxhi Zekë Biberit
Se dhimbja i ra e fortë si një tronditje prej tërmetit
Se ra një lis i madh që ngriti lisnajën e vet mot pas motit,
Se iku një burrë i rrallë, qëndrestar e i fismë i trollit…
Vrella e Shoshanit u ba kunorë deri në Virginia
E qeshura i vjen si kjo vrellë deri te trojet e tija:
Nuk ikin për mos me u kthye burra si Hysen Kadria…
Takojeni krenarisht te Fisnikëria, te Demokracia…
Ramiz LUSHAJ
______________________
Me 9 gusht 2011 ndrroi jetë në SHBA Hysen Kadri Biberaj, njeriu simbol e legjendë, një nga ata burra të rrallë të Malësisë së Mirë.
Zoti Rajerson, ish ambasador i SHBA në Tiranë, i cili shkoi për të shprehur ngushëllimet e tij familjes për humbjen e babait e gjyshit të tyre, dhe në bisedë e sipër u shpreh se “Amerika i ka borxh Hysen Biberajt për kontributin që ka dhënë familja e tij për këtë vend. Ai shtoi se edhe Shqipëria dhe i gjithë kombi shqiptar i ka borxh kësaj familje për kontributin e dhenë për lirinë e demokracinë që shqiptarët gëzojnë sot në Ballkan”.
Kam pas nderin ta njof nga afer Hysen Kadrinë në vitet e Demokracisë dhe për emrin, kontributet e atributet e tij e të familjes së tij kam një nderim e vlerësim të vecantë.
Tiranë, 12 shtator 2011