Shija e ujit që qëndron për një kohë në gotë është e çuditshme. Kjo është për shkak se uji i lënë në gotë është më i ndjeshëm ndaj grimcave të pluhurit dhe baktereve në ajër.
Në anën tjetër, kur uji ekspozohet ndaj ajrit, ai thith dioksid karboni, një pjesë e vogël e të cilit konvertohet në acid karbonik.
Me fjalë të tjera, kjo është arsyeja pse struktura e ujit ndryshon kur qëndron për një kohë në gotë.
Kështu, herën tjetër kur dëshironi të pini ujë gjatë natës, ose mbusheni një shishe ujë ose çohuni dhe mbusheni një gotë ujë të freskët në kuzhinë, dhe mos e pini ujin që rri gjatë natës.
Gjatë natës, trupi dehidratohet dhe nevoja për ujë prish gjumin. Disa njerëz që janë të ndërgjegjshëm ndaj nevojave të organizmit mbajnë gjithmonë ujë pranë krevatit.
Gjatë natës, trupi dehidratohet dhe nevoja për ujë prish gjumin. Disa njerëz që janë të ndërgjegjshëm ndaj nevojave të organizmit mbajnë gjithmonë ujë pranë krevatit.
Disa mbajnë një shishe apo një gotë të mbushur plot. Të nesërmen, ata që pijnë ujin nga gota, tregojnë se shija e tij bëhet e çuditshme.
Ata vërejnë një ndryshim në dukje të lehtë të shijes së tij. Është e vërtetë që uji nuk ka shije, por studimet tregojnë se uji i lënë jashtë pas kontaktit me dioksidin e karbonit në ajër, gjë që ndryshon pehashin e tij.
Çfarë ndodh meujin e lënë jashtë gjatë natës
Shija është nga shqisat më të komplikuara thonë ekspertët.
Sipas tyre, nëse njeriu pi ujë nga gota që ka mbushur në mbrëmje, do të mbajë mend në ndërgjegjie shijen e mëparshme të tij.
Gjatë natës, uji në gotë avullon në sasi të vogla.
Një gjë e tillë do të shkaktojë një përqendrim të aromave të substancave të tjera në ajër dhe në gotë.
Shija e tjetërsuar e ujit të lënë jashtë gjatë natës ka të bëjë me ajrin dhe jo ujin, thonë ekspertët.
Për fat të mirë, uji nuk përmban as sheqerna, as yndyrna dhe as proteina të cilat mund të prishen pas një kohe të caktuar.
Pra, uji i lënë jashtë gjatë natës mund të pihet pa problem, gjithmonë nëse në gotë nuk ka rënë ndonjë mizë, mushkonjë a substancë e çuditshme .
Nga ana tjetër, konsumatori duhet të shqetësohet edhe për faktorë të tjerë.
Uji nuk duhet të qëndrojë jashtë për ditë ose javë të tëra dhe më pas të pihet.
Njeriu nuk duhet të përdorë të njëjtën gotë të palarë uji dhe nuk duhet ta ndajë gotën e tij me të tjerët.
Në aspektin e sigurisë, njeriu duhet të jetë i vëmendshëm edhe ndaj larjes së duarve pas shkuarjes në banjë.
Ky hap është i rëndësishëm në parandalimin e transferimit të baktereve nga duart tek uji.