Së shpejti vjen “Threads”, aplikacioni që do të rivalizojë Twitter-in

 

Kompania mëmë e Facebook, Meta, po lanson aplikacionin e saj të ri për ta rivalizuar Twitterin dhe thotë se do të jetë i diponueshëm të enjten.

Aplikacioni, i cili quhet Threads dhe është i disponueshëm për t’u shkarkuar paraprakisht në Apple App Store, do të lidhet me Instagramin.

Disa imazhe tregojnë një panel kontrolli ku aplikacioni duket i ngjashëm me Twitter-in. Meta e përshkruan Threads-in si një “aplikacion bisedash të bazuar në tekst”.

Lansimi i këtij aplikacioni shënon edhe një veprim tjetër rivaliteti midis shefit të Meta-s, Mark Zuckerberg dhe pronarit të Twitter, Elon Musk.

Muajin e kaluar, dyshja ranë dakord për një përleshje fizike, megjithëse ende mbetet e paqartë nëse dueli do të zhvillohet me të vërtetë.

Musk ditë më parë njoftoi se do të kufizojë numrin e postimeve që përdoruesit do të mund të shohin gjatë një dite.