KOSOVË– Sulmohen dhe dhunohen dy shqiptarë në rrugën “Mbreti Pjetër I”, në veri të Mitrovicës. Pas qarkullimit të lajmit në media kjo është konfirmuar dhe nga Policia, e cila përmes një njoftimi bën me dije se dy djemtë janë dhunuar nga të paktën 15-20 persona mes të cilëve kishte dhe njerëz me maska. Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet. Dy shqiptarët kanë pësuar lëndime në trup dhe fytyrë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet.