Zyrtare, Zoran Zekiç firmos me Partizanin, trajneri kroat në krye të stolit të “Demave të kuq”

Tashmë gjithçka është zyrtare. Zoran Zekiç do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Tekniku kroat ka gjetur akordin dhe ka hedhur firmën me klubin e kuq, duke arritur një marrëveshje të përbashkët mes palëve.

Kështu, Zekiç do të ulet në stolin e ‘Demave të kuq’, duke pasuar në këtë detyrë trajnerin që i shpalli kampion, Giovanni Colella.

Fitimi i titullit kampion nuk mjaftoi për 56-vjeçarin italian, i cili mbyll aventurën e tij në Shqipëri, pas vetëm 1 sezoni në krye të stolit të skuadrës kryeqytetase.

Zoran Zekiç ka një përvojë të gjatë në kampionatin kroat, ku së fundmi ka drejtuar ekipin e Slaven Belupo, në elitën e futbollit kroat, ndërkohë që më herët ka qenë edhe trajner i Osijek në Kroaci, Sherif Tiraspolit në Moldavi, si dhe me skuadrën hungareze të Diosgiorit.

Mësohet se për të pranuar ofertën e Partizanit, 49-vjeçari ka refuzuar 2 oferta nga Arabia Saudite, pasi është bindur nga projekti i drejtuesëve të të ‘kuqve’ si dhe nga Presidenti Demi.

Kujtojmë që Zekiç është përballur në të kaluarën me Partizanin, pikërisht kur drejtonte moldavët e Sherifit të Tiraspolit, në dy duelet e vlefshme për eliminatoret e Ligë së Europës, në vitin 2019./Limit.al