Diplomatët dhe sanksionet e tyre vijnë e shkojnë, cënimi i sovranitetit dhe integritetit territorial është pakthyeshëm

 

Nga MSc. Agim ALIÇKAJ

I nderuar Kryeministër Kurti,

        E keni zgjedhë rrugën e vështirë, rrugën e ndërtimit tështetit dhe të lavdisë kombëtare. Të gjithë ne të tjerët, që e duam vendin tonë me zemër dhe e kuptojmë drejt situatën, jemi në shërbim tuajin dhe të qeverisjes suaj të koordinuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e KuvenditGlauk Konjufca.

        Gjëja më kryesore është që të qëndroni bashkë unik dhemos ta humbni përkrahjen e jashtëzakonshme, të më shumë se 75% të popullit të Kosovës dhe më shumë se 90% tëMërgatës, sidomos këtu në SHBA.

        Padrejtësia e hapur dhe nënçmimi i shtetit të Kosovësnga zyrtarë dhe diplomatë evropianë dhe amerikanë e ka kaluar çdo kufi, është bërë e pakuptimtë, neveritëse dhe e padurueshme. Dëshira e tyre e kotë për ta shkoqë Serbinëfashiste nga Rusia fashiste me çdo kusht, në kurriz të Kosovësi ka shëndrruar ata në politikanë të dështuar por të rrezikshëmpër Kosovën.

        të mashtrim dhe gënjeshtër serbe po e shtyen me forcëAmbasadori amerikan Beograd Christopher Hill, i ciliështë vënë hapur shërbim kriminelit Vuçiq. Kërkim faljae tij për bombardimin e Serbisë nga NATO për ndalimin e gjenocidit serb mbi shqiptarët është kundër vendimit tëKongresit amerikan dhe interesave të popullit amerikan.Lidhjet e gruas së Z. Escobar me Beogradin janë shumë dyshimta. Ndërsa Z. Lajçak nuk është ndërmjetësues, por përfaqësues serb në dialog.

        Si amerikan, më mbuloi turpi, duke i parë kriminelët serbtë dërguar në Kosovë nga kryekrimineli Vuçiq t’i rrahinushtarët e pafajshëm të NATO-s. Dajakët ndaj tyre ishinshpulla në fytyrat e z. Hill, z.Escobar, z.Lajçak dhediplomatëve tjerë që po i ledhatojnë kriminelët serb. Si shqiptar jam i zhgënjyer dhe i befasuar me përpjekjet e tyrepër t’i arsyetuar kriminelet serb, duke ju fajësuar juve, vend se kërkojnë arrestimin e tyre.

        Ultimatumi i tyre që t’i plotësoni me zor kushtet e kriminelëve serb është përzierje flagrante në punët e brëndshme të Republikës së Kosovës dhe i kalon të gjithanormat diplomatike. Kërkesat normale veç i keni plotësuar, ikeni paralajmëruar zgjedhjet e parakohëshme në katërkomunat dhe e keni pranuar si tërësi Marrëveshjen e Ohrit. Ky është kontribut i jashtëzakonshëm për deeskalim të situatës.Serbia fashiste nuk bën asgjë për deeskalim, vetëm qet kushtedhe këtë ndërkombëtarët e quajnsjellje konstruktive”.

        Tërheqja e policisë speciale nga pjesa veriore dhedorëzimi i objekteve shtetërore te bandat serbe do të thotëhumbje e sovranitetit. Prandaj forcat e sigurisë është e nevojshme të shtohen derisa kriminelët të zhduken, jo tëzvoglohen. Krijimi i i çfarëdo asociacioni serb si parakusht, e hapë rrugën për parakushte tjera të pafundme dhe sjellë deri teshkatërrimi i shtetit. Këto nuk bën as të konsiderohen.

         Ju lutem ta vizatoni një asociacion pa kompetencaekzekutive, bazuar në kushtetutë të Republikës, ja jepnifotokopjen Z. Escobar dhe Lajçak dhe i siguroni se do tëfillojë zbatimi në kuadër të marrëveshjes, pasi që ta nënshkruajë dhe pranojë Serbia fashiste. Dhe, jua bëni me dijese pjesëmarrja e pakicës serbe në zgjedhje nuk mund tëkonsiderohet koncesion por është obligim demokratik dheprivilegj. Në të njejtën kohë kriminelët serb duhet të shkojnënë burg, jo në zgjedhje.

        Në seancën dëgjimore historike në senatin amerikan, tëorganizuar nga senatori i fuqishëm Bob Menendez, Këshilltarii Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Z. Derek Chollet e pranoi zyrtarisht se diktatori serb Vuçiq dhe regjimi i tij janëtë ndërlidhur me krimin e organizuar në Serbi dhe veri tëKosovës.

        Në pyetjen e senatorit Menendez se pse edhe pas një vitinuk ka informatë për garanci se asociacioni serb nuk do tëshëndrrohet nërepublika srpska”, Zëvendës NdihmësSekretari për çështje Euroaziatike dhe Ballkan, Z. Gabriel Escobar nuk kishte kurrëfarë përgjigjeje. Deklaratat e tij se asociacioni ka për qëllim integrimin e pakicës serbe nëKosovë është iluzion ose mashtrim me qëllim.

         Kjo seancë dëgjimore u bë e mundur në saje tëangazhimit të jashtëzakonshëm të Ligës Qytetare ShqiptaroAmerikane në krye me figurat historike Joe DioGuardi dheShirley Cloyes DioGuardi, të Bordit të Ligës dhe tëpërkrahësve të shumtë të saj. Ne do vazhdojmë lobojmë Washington edhe me forcë, për kauzën tonë drejtë.Për parë pjesën kryesore seancës dëgjimore mund klikoni linkun :

https://www.youtube.com/watch?v=pV4gQJfdlxE

        Vazhdoni me paraqitje publike të fakteve të cilat e dokumentojnë se Kosova është viktimë dhe Serbia agresor, nështypin ndërkombëtar dhe ate konstruktiv të vendit, nëseekziston. Flisni pa u ndalur për çështje me fakte dheargumente, me aftësi dhe kompetencë që ju i posedoni, siçjanë demokracia, mirëqënia, respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirja, barazia, ligjshmëria dhe orientimi pro-amerikan.

        Deklasojeni kriminelin Vuçiq me fakte për gjenocidinserb, sjelljet e tashme kriminale serbe, përkrahjen e tyre përagresionin rus Ukrainë dhe orientimin e tyre pro-rus.Merreni me veti xhep dhe përdoreni sipas nevojës librin e xhepit Dr. Nusret Pllanës dhe MSc. Agim Aliçkaj, cilin për 20 minuta mësohen krimet 200 vjeçare serbe ndajshqiptarëve.

        Shprehja e mospajtimit me diplomaci dhe respekt përçështje të ndryshme me diplomatët perëndimorë është e drejtëdhe obligim i juaji, sidomos në takime të mbyllura. Ata duhetta kenë të qartë se nuk mund të kërkojnë lëshime nga ju përt’ja bërë qejfin kriminelit Vuciq, por duhet të ju bindin me fakte dhe argumente. Ne të tjerët, sidomos në Diasporë e kemidetyrë t’i ekspozojmë, ti kundërshtojmë hapur dhe t’ikritikojmë ata me emër e mbiemër pa marrë parasyshë pozitëne tyre.

        Ne të gjithë e duam Amerikën me zemër dhe përjetë, por nëse zyrtarët të caktuar amerikanë në pozita momentale, përinteresa ndryshme apo gjeo-politike, i cënojnë interesat e Kosovës të cilën vetë e kan krijuar, përgjigjia e jonë duhet tëjetë JO pa kurrëfarë dileme. Jo me vullnetin tonë. Nëse ata e gjejnë mënyrën të na detyrojnë me zor, është turpi dhepërgjegjësia e tyre historike. Liria është liri dhe nuk mund tëkonsiderohet borxh ndaj askujt.

         Nuk na duhet asgjë miqësia me askend nëse e sakatojmështetin. Nëse miku na kërkon ta vrasim veten, nuk duhet ta dëgjojmë sepse nuk është më mik. Nuk na lejohet kurrësesi tëshkelim mbi gjakun e 1432 fëmijëve të masakruar nga ushtriaterroriste serbe, të qindra-mijërave viktimave civile, mijëradëshmorëve dhe heronjëve të lirisë në krye me komandantinlegjendar Adem Jashari dhe familjen e tij martire që e dhanëjetën në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe tokave shqiptare.

        Diplomatët vijnë e shkojnë, bashkë me sanksionet e mundëshme, padrejtësitë, interesat dhe tekat e tyre. Por, nësecënohet sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit, dëmiështë i pakthyeshëm dhe i përhershëm. Qëndroni pas vendimittuaj për të mos ia dorëzuar republikën demokratike bandavekriminale serbe. Këtë mund ta bëni vetëm me ushtri dhe policitë fortë e të përgaditur mirë. Serbia e kupton vetëm gjuhën e forcës.

        Komuniteti shqiptaro-amerikan është shumë i brengosurdhe i irrituar përtej mase me veprimet e fundit tëpërfaqësuesve të Departamentit të shtetit. Efektet e këtijzemërimi do të ndihen shpejt nga zyrtarët amerikanë në afat tëshkurtër por edhe në kampanjën presidenciale e cila veç sa ka filluar.

        Kërkesat për dorëheqjen tuaj për shkak të sjelljeskriminale serbe dhe fajet e tjerëve janë absurde. Jeni duke punuar me mençuri, trimëri dhe përkushtim në ballafaqim me Serbinë fashiste. Edhe po të donit nuk keni kujt të ja dorëzoniKosovën. Pjesa e madhe e opozitës Kosovës dhe pozitae Shqipërisë krye me KM Edi Rama, si dhe përkrahësit e tyre në media janë ndër fajtorët kryesorë që i kan dhënë dhepo i japin kurajo Serbisë fashiste për të vazhduar me veprimeagresive me shpresë të nënshtrimit të Kosovës.

        Fati i shtetit të Kosovës dhe ardhmëria e kombit shqiptarvaret nga suksesi i juaj. Do ta keni mjaft vështirë për një kohë, por të gjithë sëbashku do t’ja dalim. Drejtësia mund tëvonohet por do të ngadhënjej mbi padrejtësinë. Fitorja është e jona.