Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur gjurmë të hershme njerëzore rreth 300 000 vjeçare.

Gjurmët e ruajtura në mënyrë perfekte të një familjeje të ‘njerëzve të Heidelbergut’, një specie njerëzore e zhdukur prej kohësh, u zbulua në Gjermani.

Ky nëngrup i njerëzve arkaikë, i njohur zyrtarisht si Homo heidelbergensis, ishte i pari që ndërtoi shtëpi dhe gjuante kafshë të mëdha, por u zhduk nga Toka rreth 28,000 vjet më parë dhe ekspertët thonë se kjo ishte për shkak të ndryshimit të klimës.

Gjurmët u zbuluan në kompleksin e zonës paleolitike të Schöningen në Saksoninë e Ulët, së bashku me gjurmët e lashta të kafshëve, duke përfshirë dëshmitë e para të elefantëve në rajon.

Zbulimi u bë nga shkencëtarët e Universitetit të Tübingen (SHEP), të cilët mblodhën së bashku objektin e lashtë të gjetur në vend.

Përveç gjurmëve njerëzore, ekipi analizoi një seri gjurmësh elefantësh që i përkisnin species së zhdukur Palaeoloxodon antiquus, një specie elefanti që ishte kafsha më e madhe tokësore në atë kohë, që peshonin deri në 13 tonë citon “Daily Mail”.