KOSOVË– Valton Dervishi, anesteziologu nga Gjinekologjia e Tetovës që shpërndau video në TikTok të pacienteve të tij në sallën e lindjes është dënuar me 1 vit e 3 muj burg këtë të mërkurë nga Gjykata Themelore e Tetovës. Para togave të zeza ai ka deklaruar se e pranon akuzën e ngritur ndaj tij.
Nërkohë ka kërkuar lirinë pasi për shkak të gjendje shëndetësore e ka të pamundur të qëndrojë në qeli. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Gjykata.
Valton Dervishi: I pranoj veprat penale dhe pendohem për atë që kam bërë.
Nga ana e Prokurorisë ku deklaruan që gjyqi të merr parasysh gjendjen faktike, të shihen të gjitha rrethanat tjera dhe të merret parasysh se i akuzuari e pranoi veprën. Avokati Dragisha Ivanovski, theksoi që të shihen të gjitha rrethanat lehtësuese që parashihen.