Përbërësit: 4 fileto pule, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 10 fara koriandër, 2 portokalle( lëkura + lëngu), 1 gotë verë të bardhë, 2 lugë gjelle mjaltë, kripë, piper i zi

Përgatitja: Në një tigan shtojmë vajin e ullirit dhe vendosim filetot e pulës të prera në shirita të kavardisen. I hedhim kripë dhe piper të zi dhe më pas i shuajmë me verë të bardhë. Sapo të avullojë vera, shtojmë lëkurën dhe lëngun e portokallit dhe e lëmë gatimin të marrë valë. Në fund shtojmë mjaltin dhe e lëmë dhe për 2-3 minuta të tjera në zjarr sa salca të lidhet.

Ndërkohë përgatisim purenë e patates me të cilën do të shoqërojmë pulën me salcë.

Për purenë nevojiten: 6 patate të ziera, 6 feta pançetë, 2 qepë të njoma, ½ tufë majdanoz, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë gjelle qumësht, kripë, piper i zi

Vendosim fillimisht patatet të ziejnë. Më pas në një tigan kavardisim qepët e njoma së bashku me pançetën. Shtojmë më pas patatet e ziera, 2 lugë qumësht ose dy lugë nga uji i zierjes së patateve dhe i shtypim ato me anë të një piruni. I shtojmë puresë kripë, piper dhe majdanoz dhe më pas e servirim me pulën me salcë portokalli.

T’ju bëjë mirë! /BalkanWeb.com /Limit.al