Përbërësit: 250 ml ujë të ngrohtë, 1 lugë gjelle maja buke, 1 lugë e mesme me sheqer, 150 gr miell
Përgatitja: I përziejmë të gjithë përbërësit në një enë dhe e lëmë të bëhet një masë unike për 25 minuta. Më pas shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë çaji kripë.
I përziejmë me një spatul ose lugë druri dhe i shtojmë 200 gr miell, formojmë një brumë i cili ngjitet në duar dhe e lëmë të pushojë për 40 min.
Më pas e ndajmë në 3 pjesë dhe formojmë topa të cilat do i vendosim në një tavë me miell do i mbulojmë me qese kuzhine dhe i vendosim në frigorifer te fresku për 4 orë në mënyrë që të kemi një brumë të fermentuar mirë.
Pas 4 orësh i hapni me duar ose holluese i vendosim në tavë dhe i bëjmë mbushjen me salcë të cilës i kemi hedhur erëza. I vendosni proshutë ose çfarë të keni dëshirë dhe i vendosim të piqen për 20 min me 250⁰.
Më pas i mbuloni pak me një pecetë që të jenë sa më të buta dhe i keni gati për t’i shijuar.
T’ju bëjë mirë! /Limit.al