A e keni pyetur veten ndonjëherë se cili është futbollisti më i shpejtë në kampionatet më të mëdha në botë? CR7? Messi? Jo! FIFA ka publikuar një statistikë që tregon se cilët janë futbollistët që kanë arritur shpejtësinë më të lartë në botë!
Luis Antonio Valencia – 32 vjeç
Në vend të parë është Luis Antonio Valencia Mosquera, mbrojtës tek klubi i Manchester United dhe kombëtares së Ekuadorit. Pseudonimi i tij është ‘El Ferrari’ për shpejtësinë e tij të pabesueshme – 35.1 km/h! Në vitin 2009 u transferua nga Wigan Athletic tek Manchester United për 20 milionë euro.
Gareth Bale – 28 vjeç
Në vend të dytë Gareth Bale, 34.7 km/h. Në viti 2013, sulmuesi anglez u transferua nga Tottenham Hotspur tek Real Madrid për 100 milionë euro.
Aaron Lennon – 31 vjeç
Në vend të tretë, sulmuesi i krahut, Aaron Lennon, i cili arin një shpejtësi maksimale prej 33,8 km/h! Në janar 2018 u transferua nga Everton tek Burnley, ku së fundmi i ka skaduar kontrata.
Cristiano Ronaldo – 33 vjeç
E çuditshme, CR7 nuk është në podium. Ndalet në 33.6 km/h. Në viti 2009 u transferua te Real Madrid nga Manchester United për 94 milionë euro.
Theo Walcott – 29 vjeç
Në vend të pestë Theo Walcott: anglezi vrapon me një shpejtësi maksimale 32.7 km/h. U transferua tek Everton nga Arsenal, për 25 milionë euro në janar të vitit 2018.
Lionel Messi – 31 vjeç
Shumëkush do të mendonte që Lionel Messi do të ishte në vend të parë, por është në vend të gjashtë. Shpejtësia e tij maksimale është 31,5 km/h. Që prej vitit 2005 luan tek ekipi i Barcelonës.
Wayne Rooney – 32 vjeç
Wayne Rooney renditet në vend të shtatë me 31.2 km/h. Në vitin 2017 u transferua tek Everton (transferim i lirë) nga Manchester United.
Franck Ribery – 35 vjeç
Në vitin 2007, Franck Ribery u transferua nga Olympique Marseille tek Bayern München për 25 milionë euro. Shpejtësia e tij maksimale është 30.7 km/h.
Arjen Robben – 34 vjeç
Sulmuesi holandez që nga viti 2009, është transferuar tek klubi gjerman Bayern München për 25 milionë euro. Ai renditet në vend të nëntë, me shpejtësi maksimale, 30.4 km/h.
Alexis Sanchez – 29 vjeç
Në vend të dhjetë gjejmë Alexis Sanchez, me shpejtësi maksimale 30,1 km/h. Në janar të 2018 është transferuar nga Arsenal tek Manchester United – ndërrim kokë më kokë me Henrikh Mkhitaryan.