Receta e ditës/ Dardha të mbushura me djathë, arra dhe mjaltë

Përbërësit:

2 dardha
50 g sallatë aragula (rikota)
80 g djathë dhie i freskët ose krem djathë
3 lugë të plota mjaltë + 1 lugë të vogël
thërrime arrash ose lajthish
1 lugë të vogël gjalpë

Përgatitja:

Dardhat e lara i ndajmë në mes. Shkrijmë mjaltin me gjalpin në një tigan që nuk ngjit. Vëmë këtu dardhat në kontakt me tiganin, nga ana pa lëkurë e tyre. I lëmë për 10-15 minuta në flakë të ngadaltë ose deri sa të shohim që është krijuar një karamele e trashë.

Në një tas përziejmë aragulën (rikotën) me mjaltin që ka mbetur dhe djathin e dhisë. Heqim pjesën e farave te dardhës dhe te gropa e vogël që krijohet i mbushim me pak nga përzierja e mësipërme. I spërkasim me pak kripë, thërrime arrash, i vëmë në një tavë me letër furre dhe i fusim të piqen për 15-20 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°.

I shërbejmë kështu ose me një shtresë aragula. (rikota)