Teksa finalja e madhe po afron, në shtëpinë e “Big Brother VIP” është organizuar një festë beqarie për Luiz Ejllin.
Këngëtari i njohur, i cili i propozoi për martesë Kiara Titos brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se e ka shijuar në maksimum festen.
Vëllai i Madh kishte dërguar në shtëpi disa striptiste duke krijuar një atmosferë të ‘nxehtë’. Sakaq në shtëpi ishin rikthyer dhe disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP”, si Sabiani, Qetsori, Ronaldo, Beati, Lorenci dhe Gerti për të festuar së bashku me këngëtarin.
E teksa tradita e ka që festa e beqarisë të festohet vetëm me djem, dy finalistet e “BBV”, Vëllai i Madh i vendosi kusht Dea Mishelit dhe Efit për tu maskuar si djem.
Festën e beqarisë së Luizit me praninë e striptisteve duket se e ka shijuar më së shumti Kristi, i cili është parë shumë i afërt me njërën prej vajzave balerina. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, të ftohtë dhe disi të largët me vajzat, mbrëmë ai mezi është përmbajtur e madje herë pas here ka thënë “Ah moj kamera, moj kamera!”
Banori ka kërcyer shumë, ka shkëmbyer puthje në buzë me njërën prej balerinave, madje ka lënë edhe një takim me të kur të dalë jashtë shtëpisë.
Vajza i ka kërkuar Kristit që ti premtojë një takim jashtë, dhe aty ka ndërhyrë Lorenci, i cili është shprehur se do të kujdesej ai që dy të rinjtë të kishin takim mes tyre.
Festa e beqarisë për Luizin riktheu në shtëpi disa prej ish banorëve të Big Brother, të cilët u kujdesën që surpriza për këngëtarin të ishte vërtetë një nga më të veçantat, pa e ditur se të shtunën e pret martesa ligjore me Kiarën. /Shqip

















