-Përbërësit: 1kg presh, 450gr patate, 2 thelpinj të vegjël hudhër,  ½ lugë caji curry, 1 tufë koper, lëkurën e ½ limonit, ½ limoni të shtrydhur, pak kripë, pak piper, pak vaj ulliri ekstra i virgjër, 150gr lëng pule, 6 gota ujë

-Përgatitja: Kavardisni hudhrën me preshin dhe pak vaj ulliri në zjarr mesatar për pak minuta. Shtoni curry-n. Shtoni lengun e pulës, ujin dhe patatet.

I lini të ziejnë në zjarr të avashtë. Diku nga mesi i shtoni lëngun e limonit dhe lëkurat e limonit. Afër fundit shtoni edhe koperin. Provojeni për kripë dhe piper.

Pasi të jenë zbutur patatet, e kaloni të gjithë masën në frulator dhe i ktheni sërish në tenxhere për një valë të fundit. Supa duhet te behet kremoze.

Mbasi të ketë përfunduar prisni sa të ftohet pak dhe servireni në tavolinë.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al