BRUKSEL– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen këtë të martë në Bruksel. Ky është takimi i parë mes tyre që paa arritjes së “Marrëveshjes së Ohrit”.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se takimi i sotëm në Bruksel, në kuadër të dialogut do të ketë rëndësi të veçantë.
Lajçak ka thënë se është takuar me kryeministrin Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Delphi, për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd më 2 maj.
Në qendër të diskutimeve në takimit do të jetë çështja e të pagjeturve si dhe ngritja e asociacionit të komunave me shumicë serbe./Limit.al