Nga Islam LAUKA
Serbia, zyrtarisht, e quajti provokim të rëndë dhe nxitje për urrejtje ndëretnike festimin e golave nga Shaqiri dhe Xhaka, me simbolin e shqiponjës.
Mbi bazën e akuzës serbe, FIFA ndëshkoi me gjobë dy futbollistët shqiptarë, si dhe kapitenin e Zvicrës, Lihshtajner.
Paradoksi qëndron në faktin se, pikërisht, simbolin e shqiponjës Serbia e ka në stemën e saj shtetërore. Si rregull, në stemën zyrtare vendosen simbolet që ky, apo ai popull i ka të shenjta dhe i adhuron.
Edhe shqiponjo – fobi, edhe shqiponjo – fili, sikur nuk shkon.
Mbase, do të ishte mire që serbët të hiqnin këtë simbol nga stema e tyre, për tua lënë atë shqiptarëve, atyre që e vlerësojnë, e adhurojnë dhe krenohen me të dhe flamurin kombëtar, në mes të të cilit, qëndron shqiponja e lirë, dykrenare.