Juventus “bie” në Sassuolo, Roma mposht Udinesen dhe “ëndërron” Champions League-n

Juventus bie në Reggio Emilia, duke u mposhtur nga Sassuolo.
Bardhezinjtë pësuan disfatë me rezultatin 1-0.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi e skuadrës së drejtuar nga Allegri, pas asaj të një jave më parë në ‘Olimpico’ ndaj Lazios 2-1.
Në ‘Mapei Stadium’ u zhvillua një lojë me ritëm të ulët dhe me skuadrat që bën gabime të shumta.
Ai që i dha fitoren vendasve dhe ndëshkoi torinezët ishte Defrel, në minutën e 64.
Me këtë rezultat, ’Zonja e vjetër’ bëri një hap fals për të kapur zonën e Europës, duke mbetur në vendin e 7-të, me 44 pikë.

Ndërkohë, Roma arriti një triumf tepër deçiziv ndaj Udineses, në luftën për të zënë një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.
Të besuarit e Jose Mourinhos mposhtën mysafirët me rezultatin 3-0, duke siguruar fitoren e tretë radhazi në Seria A.
Bove zhbllokoi ndeshjen në ‘Olimpico’ në minutën e 37-të, pasi shfrytëzoi penalltinë e goditur në shtyllë nga Cristante.
Pellegrini dhe Abraham ishin autorët e dy golave të tjerë, që vulosën kështu fitoren e verdhekuqve.
Roma renditet në vendin e tretë me 56 pikë, 5 më shumë se Inter i vendit të pestë dhe 3 pikë më shumë se Milan i vendit të tretë./Limit.al