Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një operacioni, për heqjen e apandesitit, në orët e para të mëngjesit të kësaj së hëne.
Kreu i Qeverisë ndjeu shqetësim shëndetësor, si pasojë e një krize akute apandesiti dhe për shkak të kësaj iu desh t’i nështrohej një ndërhyrjeje në QSUT.
Limit.al mëson detaje në lidhje me operacionin e kryer nga Kryeministri.
Rama është futur në sallën e operacionit rreth orës 04:30, të mëngjesit të së hënës. Ndërhyrja është kryer me laparoskopi e jo me thikë dhe ka zgjatur 1 orë.
Gjendja shëndetësire e Kryeminstrit Rama paraqitet e mirë./Limit.al