Biskotat amerikane janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të përfunduar një ditë. Të shijshme dhe ushqyese që e bën një pasdite me familjen një moment ideal për ta ndarë.

Përbërësit: 375 gr sheqer i kuq ose i bardhë, 5 gr pluhur pjekjeje, 350 gr gjalp, 2 gr vanilje, 60 gr mjalt, 175 gr çokollatë e bardhë, 175 gr çokollatë e zezë, 75 gr kakao, 60 gr vaj, 625 gr miell, 150 gr vezë

Përgatitja: Peshojmë lëndën e parë. Hedhim në mikser sheqerin me gjalp dhe i rrahim për 2 minuta që të tretet sheqeri. Më pas shtojmë mjaltin, vezët dhe vajin në mikser duke i rrahur. Në tavolinë bashkojmë miellin, dy llojet e çokollatave, kakaon, pluhur pjekjeje dhe vanilje. E hapim në formë vullkani miellin dhe e hedhim masën e përgatitur në mikser brenda tij. Përdorim lugën e akullores për të dhënë formë biskotave duke i vendosur më pas në tavë. Pjekja bëhët në temperaturë 165⁰ për 14-15 minuta. /Limit.al