Inter u ndal sërish në Seria A, kësaj radhe në transfertë përballë Salernitanës. Zikaltërit ngecën në një barazim 1-1, ndaj vendasve , në javën e 29 të kampionatit italian.
Skuadra e Inzaghit kaloi e para në avantazh, në minutën e 6 me anë të Robin Gosens.
Salernitana vendosi baraspeshën në frymën e fundit, ku një ish si Antonio Candreva realizoi në minutën e 90 një gol fantastik.
Në këtë sfidë, luajti për 67 minuta edhe Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar dhuroi një paraqitje të mire, duke u vlerësuar nga mediat italiane me notë pozitive.
Inter nuk po kalon aspak një moment të mirë në Seria A, duke dështuar për herë të 4-t radhazi, të marrë një rezultat pozitiv.
Ndërkohë, edhe Milan nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Empolit, në ‘San Siro’. Kuqezinjtë edhe pse krijuan volum loje dhe raste të shumta për shënim, nuk mundën dot të zhbllokonin rezultatin. Skuadrës së Piolit iu anullua dhe një gol në minutën e 89 nga VAR, për prekje të topit me dorë nga ana e Giroud.
Napoli vijon i pashqetësuar kryesimin e renditjes së kampionatit, ndërsa arriti një sukses në transfertë ndaj Lecces me shifrat 1-2./Limit.al