Jasir Asani po mahnit Korenë e Jugut me paraqitjet e tij mbresëlënëse me skuadrën e Gwangju FC.
Lojtari i kombëtares shqiptare po kalon një formë fantastike në Ligën e Parë të Koresë së Jugut, aq sa ka bërë që ai të zgjidhet si futbollisti më i mirë i muajit mars si edhe të jetë pjesë e formacionit më të mirë të muajit që sapo lam pas.
Sulmuesi kuqezi është gjithashtu edhe kryegolashënuesi i ligës me 4 gola, në po aq ndeshje të zhvilluara, nga futbollisti nga Shkupi.
Kujtojmë që Jasir Asani ishte befasia më e madhe e sfidës kualifikuese mes Shqipërisë dhe Polonisë, për llogari të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2024. Trajneri Silvinjo i besoi dhe 27-vjeçari ia shpërbleu më së miri, duke shkëlqyer me performancën e tij, në atë humbje 1-0 në Varshavë./Limit.al