Neki Lulaj
Prek muret e Manastirit
të gdhendura
Nga duart e guarskalitësve shqiptarë.
E ngritën kotorrasit
Në themelet e Kishës Ilire
Që ishte me parë
Kulla e Qelisë të rri përbri
Lumëbardhi i rrjedh nën këmbë
Vrojton Deçanin pikoresk
Në tërë pellgun e Dardanisë antike
E virgjer e plotë jetë.
Murgeshat shqiptare kryenin meshat
Në këtë Manastir shqiptar.
Nga goja u buronin këto fjalë
„O Patriarkan, manastir i famshëm
Në trevën e Dardanisë
Qendrofsh gjithmonë faqebardhë!
Për banorët e këtyre trevave
Ortodoksë, katolikë, shqiptarë
Ky tempull i lashtësisë
Është dhe do mbetet
Tempull i gjithësisë për shqiptarë.
(Në foto: Shqiptarët duke dalur nga Manastiri i Deçanit pas riteve fetare)