Sot, Departamenti i Shtetit të SHBA-ve ka publikuar Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut 2022. Në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik” (faqe 30-32), raporti godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvigëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thuhet në Raport.
“Aplikimi i këtij ligji per të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative,” siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se “autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike,” përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb si Vulini psh.
Ende s’keni parë gjë akoma!
Puna jonë për Luginën e Preshevës përmes kontributit të paçmuar e të pazëvendësueshëm të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane do vazhdojë deri në realizimin e plotë të të drejtave të vëllezërve e motrave tona në Luginë!
 
 

https://www.state.gov/reports/2022-country-reports-on-human-rights-practices/serbia