MANASTIRI ILIR

Neki Lulaj

 

Prek muret e Manastirit

të gdhendura

Nga duart e guarskalitësve shqiptarë.

E ngritën  kotorrasit

Në themelet e Kishës Ilire

Që ishte me parë

 

Kulla e Qelisë të rri përbri

Lumëbardhi i rrjedh nën këmbë

Vrojton Deçanin pikoresk

Në tërë pellgun e Dardanisë antike

E virgjer e plotë jetë.

 

Murgeshat shqiptare kryenin meshat

Në këtë Manastir shqiptar.

Nga goja u buronin këto fjalë

„O Patriarkan, manastir i famshëm

Në trevën e Dardanisë

Qendrofsh gjithmonë faqebardhë!

 

Për banorët e këtyre trevave

Ortodoksë, katolikë, shqiptarë

Ky tempull i lashtësisë

Është dhe do mbetet

Tempull i gjithësisë për shqiptarë.

 

(Në foto: Shqiptarët duke dalur nga Manastiri i Deçanit pas riteve fetare)