U zhvillua në datat 21-22-23 Qershor Festivali i 13’te i organizuar dhe drejtuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan (Albanian American Muslim Community), në Connecticut.
Dhjetëra vullnetarë anetare te AAMC punuan per dite me rradhe per organizimin e festivalit. Qellimi i organizimit eshte promovimi i vlerave kombetare shqiptare ne shoqerine amerikane si dhe kultivimi i kultures sone ne brezat e rinj shqiptar.
Pothuajse te gjithe perfaqesuesit e institucioneve lokale dhe shteterore moren pjese ne festival duke pershendetur e mbeshtetur festivalin.
Pjesemarresit me pershendetje dhe vleresim per festivalin dhe komunitetin shqiptar;
Perfaqesuesi i U.S senator Chris Murphy, perfaqesuesja e kongresmenes Elizabeth Esty,
Senatorja e shtetit Joan Hartley, senatori i shtetit Paul doyle,
Kryetari i keshillit bashkiak te Waterbury Paul Pernerewski, anetaret e keshillit bashkiak Ron Napoli dhe Jetlir Kulla i cili njekohesisht eshte prej aktivisteve te komunitetit tone.
Grupi i valleve te komunitetit tone performoi shkelqyeshem valle nga treva te ndryshme shqiptare duke perfaqesuar me se miri kombin tone.
Pas nje vleresimi te shume aplikimeve, bordi i bursave ne AAMC perzgjodhi tre studente shqiptar te cileve iu dhane bursa nga AAMC: Daiana Lilo, Marseda Halilaj, Klediol Kaso.
Daiana Lilo u zgjodh e para e shkolles se mesme dhe fitoi burse te plote nga Harvard University. Shqiptarja e zgjuar beri krenar te gjithe komunitetin tone.
Mbeshtetes se bursave te dhena nga Albanian American Muslim Community ishin edhe kryetari i bashkise se Waterbury, filantropisti i njohur dhe njekohesisht anetar i komunitetit tone Richard Lukaj dhe Sam Shehu, njekohesisht edhe ai anetar i AAMC.
Pas pershendetjes se mireseardhjes nga Presidenti i AAMC Sali Barolli dhe drejtuesja e grupit te valleve Albana Lame te gjithe perfaqesuesit vleresuan komunitetin tone dhe tre nxenesit shqiptar.
Disa prej mesazheve te dhena gjate ceremonise ne festival
Senator Joan Hartley: Jam shume e lumtur qe ndodhem ketu dhe tashme une jam nje pjesemarrese e rregullt te aktiviteteve te ketij komuniteti. Pak dite me pare isha pjese e iftarit interfaith te organizuar nga ALbanian American Muslim Community dhe harmonia nderfetare eshte nje nga cilesite tuaja me te mira.
Waterbury board of aldermen: Vendimi me i mire i kryetarit te bashkise ishte perzgjedhja e nje shqiptari si anetar bashkie; Jetlir Kulla.
Përfaqësuesi i Senatorit Murphy: Senator Murphy eshte mik i shqiptareve dhe ketij komuniteti. Une jam rritur ne nje shtepi te ndertuar nga shqiptar, ha ushqim nga restorant shqiptar dhe miqte e mi me te mire jane shqiptare muslimane.
Përfaqësuesi i kongresistes Elizabeth Esty: Ju percjell pershendetjet me te sinqerta te kongresmenes e cila eshte pjesemarrese e rregullt e aktiviteteve te komunitetit shqiptar jo per shkak te ushqimit dhe muzikes tuaj te mrekullueshme, por per shkak se ajo e vlereson shume perpjekjen tuaj per percjelljen e vlerave tuaja ne brezat e ardhshem.
Anetari i bashkise Jetlir Kulla: Une jam zgjedhur anetar bashkie ne saj te ndihmes dhe mbeshtetjes tuaj te pakursyer.
Ju percjell pershendetjet e kryetarit te bashkise i cili ishte pjese e festivalit dy dite me pare dhe kam nderin te dorezoj bursat per tre studentet shqiptar.
Mesazhi i imamit te AAMC, Gazmend Aga per festivalin: Çdo perpjekje per te ruajtur vlerat dhe traditat tona, eshte investimi me i mire per te ardhmen e shendoshe te komunitetit e sidomos te te rinjve tane. Kultivimi i dashurise per atdheun, gjuhen dhe besimin, vazhdimi i shpirtit te dialogut dhe harmonise qe karakterizon kombin tone, promovimi i vlerave tona ne shoqerine amerikane jane veç disa nga pasurite e shpalosura ne kete festival.
Zoti i shperblefte te gjithe ata qe punojne e sakrifikojne per njerezoren, per ruajtjen e gjuhes dhe traditave tona.
Bordi i AAMC falenderon te gjithe miqte te cilet punuan me dite me radhe per te realizuar kete festival. Te gjithe te ardhurat e mbledhura gjate tre diteve perdoren ne sherbim te komunitetit.
Zoti ju bekofte. (AAMC)