ATSH-ANSA/ Gjatë shtatzënisë akrepat e orës biologjike të trupit ecin më shpejt dhe mosha biologjike rritet me disa vjet, sipas një studimi të Universitetit të Mjekësisë së Yales.

Megjithatë, pas lindjes, ky proces ndryshon, veçanërisht nëse jeni duke ushqyer  fëmijën me gji.

Studimi u fokusua në disa modifikime kimike që pëson ADN-ja dhe të cilat hyjnë në fushën e epigjenomisë, pra modulimet e ADN-së që ndryshojnë aktivitetin e gjenit pa ndryshuar përbërësit.

Disa prej këtyre gjeneve besohet të jenë një tregues i plakjes.

Ekipi i kërkoi këta tregues në mostrat e gjakut të 120 grave gjatë shtatzënisë dhe, për rreth gjysmën e tyre, edhe pas lindjes.

Nga shtatzënia e hershme deri në fund të shtatzënisë, mbi rreth 20 javë, mosha biologjike u rrit me rreth dy vjet.

Megjithatë, kur studiuesit ekzaminuan moshën biologjike në të njëjtat gra tre muaj pas lindjes, ata gjetën një surprizë.

“Në tre muaj pas lindjes, ne pamë një rënie të madhe të moshës biologjike, deri në tetë vjet për disa individë. Pra, ndërsa shtatzënia rrit moshën biologjike, ka një rikuperim të qartë (dhe të theksuar) pas lindjes”, theksoi në një deklaratë koordinatori i studimit Kieran O’Donnell.

Studimi tregoi gjithashtu se ka disa faktorë që ndikojnë në rikuperimin e moshës biologjike si indeksi i lartë i masës trupore para shtatzënisë që duket se e bën më të vështirë kthimin e akrepave të orës biologjike.