Danimarka planifikon që të rekrutojë gra në shërbimin ushtarak.

Qeveria daneze ka njoftuar këtë të mërkurë për këtë lëvizje, duke u bërë një nga disa pak vende që ju kërkon grave që të shërbejnë në forcat e armatosura, raporton Politico.eu.

“Një rekrutim më I fortë, përfshirë barazi të plotë gjinore, duhet të kontribuojë në zgjidhjen e sfidave të mbrojtjes, mobilizimit kombëtar dhe menaxhimin e forcave tona”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes, Troel Lund Pulsen gjatë një konference.

Gratë në Danimarkë munden që vullnetarisht të shërbejnë në ushtri. Në vitin 2023 ato përbënin çerekun er njësive.